Misioni
Rreth Nesh
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë i ka fillimet e saj në muajin Mars të vitit 1981. Si fillim është njohur me emrin Dega e Ateliejes së Monumenteve të Kulturës Vlorë. Ajo ka ushtruar veprimtarinë e saj në rrethin e Vlorës ,Sarandës,Tepelenës dhe Mallakastrës dhe merrej kryesisht me punime mirembajtjeje restauruese të objekteve të shpallura monument kulture. Dega e Ateljesë së Monumenteve të Kulturës Vlorë ka pasur varësi direkt nga Instituti i Monumenteve të Kulturës Tiranë, i cili realizonte projektet e ndryshme restauruese, preventivat përkatës si dhe ndiqte dhe në terren punën që realizohej në këto monumente kulture në bashkëpunim me Degen e Ateljes së Monumenteve të Kulturës Vlorë. Në vitin 2003 bëhet ndryshimi i emrit nga Degë dhe Atelie e Monumenteve të Kulturës në Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës Vlorë. Në vitin 2010 emërtesa ndryshon në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë . Përgjatë këtyre viteve ka pasur dhe ndryshime në strukturën e Drejtorisë të cilat janë vendosur me urdhër nga Ministria. Në vitin 2019 emri i Drejtorisë është ndërrur sërisht në Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë. DRTK Vlorë e ushtron veprimtarinë e saj në qarkun Vlorë dhe Fier. DRTK Vlorë monitorohet dhe koordinohet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.





Misioni Ynë
Organizimi i punës për realizimin e detyrave dhe ushtrimin e përgjegjësive në fushën e trashëgimisë kulturore materiale lidhur me gjurmimin, studimin, projektimin, konservimin, restaurimin, mbikëqyrjen, kolaudimin, promovimin dhe publikimin e trashëgimisë kulturore në territorin që administrojmë.
Kryerja e mikëqyrjesdhe kolaudimit e zbatimit të punimeve në pasuritë kulturore, materiale, në përputhje me vendimin e KKTKM
Hartimi i projekteve të konservimit, restaurimit, vlerësimit, projekteve të tjera në fushën e trashëgimisë kulturore dhe bashkërendimi i punëve për zbatimin e tyre në nivel rajonal dhe vendor.
Kryerja e verifikimeve dhe marrja e masave në raste të situatave emergjente kur rrezikohet gjendja e pasurive kulturore.
Gjurmimi dhe përgatitja e vlerësimeve paraprake e gjithëpërfshirëse për deklarimin e interesit kulturor dhe dhënien e statusit të mbrojtjes.
Veprimtaria Jonë
Monitorimi dhe administrimi i qendrës historike Vlorë, Himarë, Dhërmi, Vuno të shpallura të tilla me VKM-të
Është pjesë e Komisionit që emërohet me urdhër të drejtorit të IKTK-së për marrjen në dorëzim të ndërhyrjeve në pasuritë kulturore të paluajtshme, përfshirë edhe tipologjitë e punimeve për konservim dhe restaurim fasade, konservim dhe restaurim të elementeve të brendshme artistike, ruajtje të vlerave arkeologjike kulturore
Marrja në dorëzim e punimeve për ndërhyrjet në pasuritë kulturore të paluajtshme, përfshirë edhe tipologjitë e punimeve për konservim dhe restaurim fasade, konservim e restaurim tëelementeve të brendshme artistike, ruajtje të vlerave arkeologjike kulturore
Përgatitja e raporteve periodike mbi gjendjen e konservimit të pasurisë botërore në zbatim të Vendimeve të Komitetit të Trashëgimisë Botërore
Oraret:
E hënë: 08:00-16:30
E martë: 08:00-16:30
E merkurë: 08:00-16:30
E enjte: 08:00-16:30
E premte: 08:00-14:30
E shtunë: Pushim
E diel: Pushim