Përurimi i Muzeut të Shkollës 9-vjeçare “Mehmet Xhaferi” Xarrë – “Gjurmët e mia”

  • Post category:Blog
Përurimi i Muzeut të Shkollës 9-vjeçare “Mehmet Xhaferi” Xarrë – “Gjurmët e mia”, një hapësirë që ruan dhe promovon kujtesën historike dhe kulturore të komunitetit.
Aktiviteti u shoqërua me një program të përgatitur nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës, duke vënë në fokus trashëgiminë kulturore dhe përcjelljen e saj ndër breza.
 Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit dhe kontributit të Bashkisë Konispol, si dhe angazhimit të institucionit arsimor dhe komunitetit lokal.
Një nismë me vlera të rëndësishme edukative dhe kulturore për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.