Trashëgimia kulturore

  • Post published:
  • Post category:Blog
Trashëgimia kulturore jeton kur përcillet tek brezat e rinj! 
Një dite ndryshe, plot ngjyra, tradita dhe krijimtari, në aktivitetin e zhvilluar në bashkëpunim me Shkollën “Ali Asllani”, në kuadër të edukimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore te fëmijët. 
Nxënësit u bënë protagonistë të kësaj dite, duke prezantuar me shumë përkushtim punimet artizanale, traditat dhe elementët e kulturës sonë, ndërsa përmes ushqimeve tradicionale sollën edhe shijen e pasur të gastronomisë shqiptare. 
Çdo punim, çdo gatim dhe çdo prezantim ishte një mënyrë për të njohur, dashur dhe ruajtur traditat tona.