Një event edukues dhe krijues, i organizuar nga specialistët e Drejtoria Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në bashkëpunim me nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Ismail Qemali Fitore”, Novoselë.
Përmes ngjyrosjes së figurave tradicionale, nxënësit e arsimit fillor u njohën me elementët bazë të kulturës popullore shqiptare, duke zhvilluar imagjinatën, kreativitetin dhe dashurinë për trashëgiminë tonë kulturore
Të rrisim breza që njohin, vlerësojnë dhe ruajnë traditën!




